Kosova ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Malta në kuadër të Ligës së Kombeve.
Është Vedat Muriqi, i cili ka shënuar për epërsinë 0-1 të Kosovës.
Goli i sulmuesit prizrenas erdhi pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare.
Ky gol u shënua në minutën e 15-të të ndeshjes.
Goli erdhi pas asistimit të Milot Rashicës. /Telegrafi/