Site icon Telegrafi

Muriqi ishte paraparë të luante startues: Ndeshja Lazio –Torino nuk zhvillohet – mysafirët nuk udhëtuan

Ndeshja Lazio-Torino ishte e planifikuar të zhvillohej sot nga ora 18:30, por kjo përballje nuk do të luhet, pasi mysafirët nuk kanë udhëtuar fare. 

Skenarët e parë tashmë ishin ndërtuar, pasi në fillim të tetorit ndeshja Juventus-Napoli, nuk u luajtur, por do të zhvillohet në ditët në vijim edhe pse kishim disa vendime.

Torino qëndroi në shtëpi pasi, ASL (autoriteti shëndetësor lokal) bllokoi largimin e tyre nga qyteti, ndërsa Lazio ishin “të gatshëm” dhe kanë dal në fushë.

Biancocelestët dhe gjyqtari i ndeshjes Marco Piccinini së bashku me bashkëpunëtorët dolën në fushë në stadiumin Olimpico.

Lojtarët e Lazios kanë pritur 45 minuta, aq sa parashihet me rregulla, por msyafirët sic ishte pritur nuk janë shfaqur në fushë.

Lazio kishte zgjedhur për formacionin startues sulmuesin tonë, Vedat Muriqi.

Në anën tjetër Thomas Strakosha është kthyer dhe ka qenë në stol.


Lazio: Reina; Musaccio, Hoedt, Acerbi; Pereira, Parolo, Escalante, Cataldi, Lulic; Caicedo, Muriqi. Trajner Inzaghi.


/Telegrafi/ 

Exit mobile version