Vedat Muriqi është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshje ndaj Turqisë.
Sulmuesi i Kosovës pati një paraqitje të mirë në nivelin individual, por sipas tij e gjithë skuadra luajti mirë, megjithatë Turqia është një kombëtare e madhe e cila mund të dënoj për vetëm disa sekonda.
“Ishte një lojë mjaftë e fortë, si e jona ashtu edhe e Turqisë. Ata kishin përkrahjen e tifozëve”, tha fillimisht Muriqi pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
“Ne luajtëm mirë, por kështu është kur luan ndaj Kombëtareve të forta, mjaftojnë disa sekonda”.
“Jemi skuadër e re, duhet të kemi durim dhe shpresoj brenda dy ose tre vitesh të bëhemi një skuadër që i shkaktojmë probleme të gjithëve”, përfundoi sulmuesi prizrenas. /Telegrafi/