Elvir “Kosova Kid” Muriqi më 14 qershor të këtij viti do të ndeshet me boksierin e pamposhtur amerikan, Sean Monaghan, raporn Boxing Scene.
Muriqi deri më tani në bilancin e dueleve të tij të peshës gjysmë rëndë janë regjistruar 40 fitore (24 me nokaut) dhe 6 humbje.
Monaghan është një boksier në rritje me 21 fitore (14 me nokaut) dhe menaxhohet nga kompania e njohur e promotorëve, Top Rank.
Dueli pritet të transmetohet në HBO, ndërsa do të jetë një ndër paraduelet e përballjes, Ruslan Provodnikov dhe Chris Algieri për titullon WBO. /Sporti1/Telegrafi/