Vedat Muriqi është deklaruar pas ndeshjes me Anglinë, duke thënë se treguan që kanë lojtarë cilësor.
Kosova humbi 5-3 nga ‘Tre Luanët’, mirëpo sulmuesi shqiptar tha se pjesa e parë nuk ishte e mirë, mirëpo në të dytën u zgjuam nga gjumi dhe shënuan dy gola.
“Anglia kishte disa vite që nuk ka pësuar tri gola. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, por në të dytën u zgjuam nga gjumi dhe shënuam dy herë”, ka thënë Muriqi.
“Ne kishim disa raste për gol në pjesën e dytë dhe shpresoj që të vazhdojë me lojë të mirë edhe ndaj Malit të Zi dhe ta sigurojmë kualifikimin nga atje”.
“Anglia ka lojtarë me shumë përvojë, por ne treguam se kemi cilësi të lartë. Ne erdhëm këtu për fituar dhe për ta sulmuar Anglinë, jam i lumtur për paraqitjen në pjesën e dytë”, ka shtuar më tej sulmuesi i Fenerbahces.
Pas kësaj humbje që është e para për Kosovën, kalojmë në pozitën e tretë me tetë pikë, ndërsa Anglia ka 12 pikë. /Telegrafi/