Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin e tij në futbollin turk.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Rizespor në duelin e zhvilluar ndaj Erzurum BB.
Rizespor ishte duke humbur pasi pranuan gol në minutën e 61-të nga sulmuesi i vendasve Bekamenga.
E në minutën e fundit të ndeshjes, Muriqi doli në skenë për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Pas një harkimi në zonë, Ovacikli asistoi me kokë te Muriqi ndërsa ky i fundit me vështirësi dërgoi topin në rrjetë për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Goli ndaj Erzurum BB ishte i katërti këtë edicion për Muriqin në Rizespor që nga transferimi nga Genclerbirligi në janar.
Rizespor aktualisht zë pozitën e dytë në tabelë me 38 pikë, tri më pak se lideri Umranyespor. /Telegrafi/