Telegrafi

Muriqi gjithnjë e më afër superligës turke

Gençlerbirligi, skuadra e Superligës Turke, pritet të jetë ekipi i ri i sulmuesit Vedat Muriqi i cili mbylli një sezon mjaft të mirë me Giresunspor në Ligën e Parë Turke.

22- vjeçari, autor i 17 golave, pritet nga momenti në moment të prezantohet si lojtar i Gençlerbirligi.

Lajmi konfirmohet nga Sinan Gursoy, zyrtar i Gençlerbirligit, i cili për “mynet.com” është shprehur se është rënë dakord me klubin dhe lojtarin dhe pritet që të diskutohen edhe disa detaje të vogla për të zyrtarizuar transferimin e Muriqit, prej të cilit ata presin shumë në sezonin e ardhshëm.

Muriqi më parë ka luajtur edhe në Kategorinë Superiore, duke u aktivizuar me Teutën dhe Besën e Kavajës. /Telegrafi/