Kosova ka kaluar në epërsi në duelin që po zhvillohet ndaj Qipros në kuadër të ndeshjes së dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Pas një kombinimi të bukur mes Milot Rashicës dhe Donat Rrudhanit, ky i fundit me një depërtim fantastik arriti që ta fitojë penalltinë.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Vedat Muriqi i cili shënoi për 1-0 në minutën e tetë duke e çuar portierin në kahun e kundërt.
Shpresojmë që Kosova të vazhdojë me këtë ritëm dhe të ‘rrëmbej’ pikët e para në Ligën e Kombeve./Telegrafi/
⚽️ Vedat Muriqi | Cyprus 0-1 Kosovopic.twitter.com/Fm304Pzfzj
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 9, 2024