Mallorca ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridi 1-0.
Ishte minuta e 13-të e ndeshjes kur vendasit realizuan golin e parë, edhe pse fillimisht iu faturua Vedat Muriqit, më vonë gabimi u përmirësua dhe u shkruaj si autogol nga Nacho Fernandez.
Rodriguez harkoi bukur në zonë, derisa sulmuesi prizrenas tentoi goditjen, por pas tij Nacho devijoi topin dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.
Kujtojmë që Muriqi i kishte shënuar Real Madridit gol në Santiago Bernabeu në sfidën e parë. /Telegrafi/