Site icon Telegrafi

Muriqi duhet të presë që t’i gëzohet golit të parë zyrtar me fanellën e Lazios – goditja me kokë e tij ndaj Parmas është shkruar autogol pas prekjes se portierit

Lazio ka shënuar fitore në ndeshje me Parman në kuadër të Kupës së Italisë me rezultat 2-1, fitore që e dërgon në çerekfinale ku e pret Atalanta.

Sulmuesi ynë Vedat Muriqi luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke patur një paraqitje të shkëlqyeshme.

Ai në pjesën e parë rrezikoi disa herë, duke goditur edhe shtyllën.

Muriqi e gjeti edhe golin në minutën e 90-të, por prekja e portieri të Parmas, Simone Colombi, ka bërë që goli të shënohet si autogol i portierit nga federata italiane.

Lexo po ashtu Sa i pafat Vedat Muriqi në pjesën e parë, shtylla dhe portieri ia mohojnë golin

Pasi që federata e ka konsideruar si të tillë edhe mediat italiane e kanë raportuar si autgol.

 

Në anën tjetër Lazio të gjitha meritat e golit ia dedikon sulmuesit tonë, duke e uruar për golin e parë.

 

Muriqi për golin e parë zyrtar duhet të pres ende, por me formën e treguar sonte, nuk do të vonojnë edhe shumë gola të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version