Site icon Telegrafi

“Muriqi! Dua një foto me Muriqin” – tifozi i vogël nuk i ndahet sulmuesit të Kosovës

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer te Mallorca që kur u transferua në verën e këtij viti nga Lazio.

Forma e tij e mahnitshme ka bërë që shumë tifozë të klubit spanjoll ta adhurojnë atë dhe e cilësojnë si kryesorin në mesin e lojtarëve.

Këtë e ka treguar edhe një veprim i një tifozi të vogël, që ka kërkuar me ngulm një foto me reprezentuesin e Kosovës.

“Muriqi! Dua të më bëni një foto me Muriqin!”, dëgjohet duke thënë tifozi i vogël kur e sheh Muriqin.

Natyrisht se sulmuesi pranoi me kënaqësi një kërkesë të tillë, duke pozuar edhe me disa të tjerë.

Muriqi deri më tani ka tetë gola dhe një asistim te Mallorca në La Liga, duke e bërë atë sulmuesin e dytë më efektiv në ligë, pas Robert Lewandowskit të Barcelonës që ka 13 sosh.  /Telegrafi/

Exit mobile version