Telegrafi

Muriqi beson se barazimi ndaj Bullgarisë erdhi nga mungesa e përvojës

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas barazimit ndaj Bullgarisë me rezultat 1-1, në ndeshjen e parë të ekipit të Dardanëve të vlefshme për kualifikimet ‘Euro 2020’.

Shtatlarti ynë beson se skuadra luajti mirë, por për shkak të mungesës së përvojës nuk arritën të menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen.

“Kemi dominuar lojën dhe luajtëm më mirë, por ne ishim ekipi me më pak përvojë”.

“Është mungesa e përvojës, ata na provokuan. Ne shpresuam deri në fund për fitore, do vazhdojmë të shpresojmë edhe për në ndeshjet e ardhshme”.

“Ne do të tentojmë pikët e plota në ndeshje e ardhshme”, ka thënë Muriqi. /Telegrafi/