Mallorca ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit pas 13 minutave lojë.
Vedat Muriqi festoi, por pas përfundimit të pjesës së parë goli i është hequr sulmuesit kosovar.
Në fakt La Liga i ka shkruar si autogol mbrojtësit spanjoll Nacho Fernandez.
Por natyrisht se merita në këtë autogol të Nachos ka edhe Muriqi.
Faqja zyrtare e La Ligas në Twitter, ka bërë një postim interesant për Vedat Muriqin.
¡Aerolíneas @MuriqiVedat! ✈#RCDMallorcaRealMadrid | #LaLigaSantander pic.twitter.com/fHbH524mKN
— LALIGA (@LaLiga) February 5, 2023
“Muriqi Airlines”, ka shkruar faqja zyrtare e La Ligas në Twitter duke iu referuar shkëputjes fantastike që bëri Muriqi në autogolin e realizuar nga Nacho. /Telegrafi/