Interi mund të mbetet në verë pa njërin nga lojtarët e saj më të mirë.
Fjala është për mbrojtësin kolumbian Jeison Murillo, i cili ka zgjuar interesimin e gjigantit gjerman Bayern Munich.
Sipas medieve italiane, kampionët aktual të Gjermanisë, Bayern Munich janë duke e përcjellë me vëmendje situatën e kolumbianit.
23-vjeçari ka shkëlqyer me Interin këtë edicion që pas transferimit nga skuadra spanjolle Granada.
Murillo ka kontratë me ‘Neroazzurrët’, deri në vitin 2020 mirëpo një ofertë prej 20 milionë eurove mund ta bind Interin ta lë të lirë mbrojtësin e saj. /Telegrafi/