Telegrafi

Murillo beson në kualifikim në Ligën e Kampionëve

Jeison Murillo beson se Interi ende mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Murillo thotë se ekipi zikaltër mund të fitojë secilën ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

“Ne kurrë nuk dorëzohemi”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

“Ne ende mendojmë se mund të arrijmë synimin tonë. Ne e dimë se është e vështirë, por ne po mendojmë për këtë secilën ditë”.

“Napoli – Juventus? Secili rezultat është i mirë. Nëse ne fitojmë pikë do të jetë edhe më mirë. Ne nuk mundn të bëjmë asgjë tjetër pos të fitojmë secilën ndeshje të mbetur”, deklaroi Murillo.

Nerazzurët janë tetë pikë larg Napolit që ka vendin e tretë me nëntë ndeshje të mbetura, por napoletanët e presin Juventusin të dielën mbrëma kështu që mund të edhe të lëshojnë pikë. /Telegrafi/