Site icon Telegrafi

Muri

ISLES OF SCILLY, ENGLAND - FEBRUARY 18: Freight is unloaded from the ship Gry Maritha at St Mary's Quay on St Mary's on February 18, 2017 in Cornwall, England. The ship, purchased in 1989, is seen as a lifeline to the communities on the Isles of Scilly, especially during the winter, as it provides the only method of bulk freight transport from the UK mainland as well as carrying all the islands fuel requirements. The temperate Isles of Scilly, with a population of just over 2200, are an archipelago of five main inhabited islands set amongst hundreds of smaller islands and rocky islets, located approximately 28 miles off the south western tip of the Cornish peninsula, making it the most westerly in England and the southernmost location of the United Kingdom. Originally, to sustain the islanders the Scillonian economy relied heavily on trade with the mainland, with industries such as seaweed harvesting, pilotage, smuggling, fishing, shipbuilding and more latterly, flower farming. However, more recently tourism has become the major part of the local economy, estimated to account for 85% of the islands' income and accounting for approximately 63% of all employment. Arrival to the cluster of low-lying islands is currently only by small plane from Exeter, Newquay or Land's End, or and only during the summer, by the passenger ferry Scillonian lll from Penzance. (Photo by Matt Cardy/Getty Images)

Muri, sa i lartë, sa enigmatik e sa i përfolur. Shumë autorë iu përqasën kësaj teme. Disa rrëzonin mure për të hapur mendjet, të tjerët ngritnin mure të larta për ta burgosur veten në disa burgje në të cilët ata mendonin se e ndienin veten më mirë. Shumë ide u dhanë, shumë teori dolën, e ç’ishte më e keqja: muret vazhdonin të ishin mure.

Sartri më shumë fliste për njeriun e gjendur brenda katër muresh dhe kërkonte zgjidhjen jashtë, ndërsa Kafka i kalonte këto metastaza duke i dhënë burgut dimensionin sa grotesk aq edhe fatkeq. Kafka thoshte “i burgosur duke qenë i lirë”. Për Kafkën nuk ishin thjeshtë muret ato që krijonin burgjet, por ishin mentalitetet. Ndryshimi i mentaliteteve në thelb rrëzonte mure.

Muret imagjinare shpeshherë na vijnë në trajtat e disa mendimeve në sirtar, disa të thënave në hapësira boshe dhe disa veprave të pa destinuara. Duke parë e duke bërë të verbrin, duke folur e duke bërë memecin, duke menduar e duke bërë injorantin, janë këto vetitë që e përshkruajnë të burgosurin duke qenë i lirë.

Të shumta janë rastet kur e kemi burgosur veten brenda disa burgjeve (idealeve) për ta ndjerë veten më të lirë. Tingëllon shumë patetike, e paqenë dhe jashtë kontekstit. Liria jonë më parë nuk fillonte në mbarimin e lirisë së tjetrin. Ç’ishte më e keqja, s’i dihej as filli as mbarimi. Në këtë gjendje kaotike të gjithë dinë gjithçka dhe askush nuk di asgjë; të gjithë janë të lirë, por janë pjesë e një rrethi vicioz që dalja nuk shihet askund në horizont.

Në kohët tona, quhet liri të thuash atë që e mendon, të veprosh i lirë e i papenguar në rrugën tënde dhe të japësh kontributin tënd në vetëdijesimin e të tjerëve. Këto klishe që na bëjnë ta gënjejmë veten deri në masën sa ta quajmë vetën faktor i ndryshimit, përcjellin konsekuencat e mashtrimit epokal që i bëjmë vetes dhe të tjerëve. Faktorët që sjellin ndryshime janë te shumtë, por muret që duhet kapërcyer ose në rastin më të mirë rrëzuar, janë shumë të larta. Që t’i ngjitësh apo rrëzosh nevojitet angazhim dhe bashkëpunim, e mbi të gjitha sakrificë, sepse punët e mëdha kanë nevojë për sakrifica të mëdha.

Nëse liria e të tjerëve është anarkia ime, parapëlqej të vetëburgosem në një burg ku do ta ndiej vetën më të lirë. E ndonëse liria që më japin të tjerët paraqet injorancën njerëzore, parapëlqej ta burgos vetën në burgun e modestisë, për ta distancuar vetën nga e keqja.

Ndonjëherë kur liria e të tjerëve bëhet rreziku im, parapëlqej të burgosem, ndërsa në rastet kur burgu që i krijojmë vetes na dërgon deri në vetizolim, atëherë është e domosdoshme që ai mur të shembet, të mos ekzistojnë barrierat dhe ta ndiejmë vetën komfor me lirinë që po e gëzojmë krahas burgut që e vetëkrijuam.

Nga një njeri që zgjohet përditë në burgun e quajtur Kosovë, pa pas fuqi ta rrëzoj murin e izolimit, nuk është e domosdoshme që të mësohem me këtë burg, e aq më tepër të ambientohem me të, por ta gjej forcën dhe kurajën për të rrëzuar këtë murin tim, muret tona, muret e tmerrit.
 

Exit mobile version