Telegrafi

Muri i stuhisë së rërës mbi dy kilometra i lartë kaloi nëpër Arizonë, shkaktoi probleme energjetike

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që janë filmuar gjatë stuhisë së rërës, që goditi të premten shtetin amerikan – Arizonën.

Autoritetet përkatëse kishin paralajmëruar për ndryshime drastike në mot, madje është thënë së një “mur prej dy kilometrave të lartë” i stuhisë së rërës kaloi në këtë rajon, transmeton Telegrafi.

Përveç tjerash, kjo stuhi rëre shkaktoi probleme energjetike, ku si pasojë mijëra qytetarë mbetën pa energji elektrike.

Muri i stuhisë së rërës ishte 80 kilometra i gjerë dhe 2 i lartë, dhe kaloi përmes pjesës juglindore të shtetit amerikan Arizona.

Muri i rërës është formuar në Casa Grande, e më pas ka lëvizur në drejtim të Chendler dhe Gilbert – duke lëvizur me një shpejtësi prej 100 kilometra në orë.

Videot e filmuara nga ajri tregojnë murin e formuar të rërës, që kishte ngjyrë portokalli dhe që kishte goditur Arizonën. /Telegrafi/