Telegrafi

Muri shembet papritmas, punonjësi ka mundur ta pësonte keq (Video)

Punonjësi që po përpiqej ta rrëzonte murin e një shtëpie të vjetër në Coahuila të Meksikës, ka mundur ta pësonte shumë keq.

Vetëm pak qaste pasi e goditi me çekan, një pjesë e godinës u shemb dhe ra, ndërsa ai ia doli të ikte, transmeton Telegrafi.

“Kur njeriu pa përvojë merret me punët e ndërtimtarisë, pasojat mund të jenë fatale”, është një koment lidhur me rastin.

Të tjerë kanë komentuar për mungesën e pajisjeve të sigurisë, që janë të domosdoshme në këto intervenime. /Telegrafi/