Ky projektor interaktiv e kthen murin në ekran të ndjeshëm në prekje, për prezantime sa më atraktive dhe konkrete.
Anyractive e ka dizajnuar pajisjen GoTouch Beam, që ia mundëson çdo sipërfaqeje të jetë interaktive, teksa punon duke shfrytëzuar sensorët 4K Ultra HD, transmeton Telegrafi.
Sensorët e përcjellin linjën e dritë infra të kuqe, që emetohet nga GoTouchPen, transmeton sinjale nga GoTouch Beam dhe i projekton në mur.
Me anë të kësaj, përdoruesit i mundësohet të shkruajë dhe të bëjë vizatime të ndryshme në të gjitha hapësirat e dëshirueshme.
Përmasat praktike që ka, mundësojnë që ky projektor të merret në të gjitha mbledhjet, meqenëse është shumë i lehtë për përdorim.
GoTouch Beam pretendon se mund të lidhet me të gjitha platformat, si Google Handouts, duke i mundësuar përdoruesit të shprehet sa më mirë kur të komunikojë me të tjerët.
Nëpërmjet këtij projektori, shpjegimi i lëndëve dhe ushtrimet në klasë bëhen shumë më atraktive për nxënësit apo studentët. /Telegrafi/