Site icon Telegrafi

Muri kinez nga çokollata

Pastiçierët kanë shfrytëzuar edhe çokollatën e bardhë për të ndërtuar këtë mur të ëmbël, mirëpo vetëm si ngjitës – që të mos u prishet kryevepra e tyre prej çokollatës së zezë.

Kopja e Murit kinez, e gjatë 10 metra, është bërë një prej atraksioneve kryesore turistike në ekspozitën e çokollatave që është mbajtur në fillim të këtij muaji.

Në këtë ekspozitë janë shfaqur mbi 560 kopje të objekteve, të punuar nga çokollata.

Ndërkaq, i gjithë manifestimi organizohet për të tërhequr sa më shumë konsumatorë të çokollatës në Kinë. /Telegrafi/

Exit mobile version