Zyrtarja ekzekutive në komunën e Mitrovicës veriore, Adriana Hoxhiq, ka thënë se muri ilegal në pjesën veriore të kësaj komune nuk është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian (BE) për revitalizimin e urës kryesore të lumit Ibër.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhiq ka treguar se ky projekt parasheh ndërtimin e një muri mbështetës për shëtitoren e paraparë e jo për murin që është ndërtuar aty.
Ajo nuk ka mundur të flasë për kohën brenda së cilës mund të largohet ky mur, por ka thënë se në të ardhmen do të jetë një zgjidhje, e cila do të jetë fleksibile dhe e pranueshme për të gjitha palët.
Hoxhiqi ka bërë me dije se çështja e rrëzimit të murit është çështje politike dhe nuk është në duart e komunës së Mitrovicës Veriore.
Ajo ka deklaruar se institucionet përkatëse do të gjejnë një zgjidhje të duhur për këtë çështje.
Sa i përket përmbylljes së projektit për revitalizimin e plotë të urës kryesore të lumit Ibër, ajo ka thënë se procesi po shkon sipas planit dinamik.
Duke folur për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, Hoxhiqi ka thënë se komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të kësaj komune janë të interesuar për bashkëjetesë