Një murg budist në Tajlandë është përjashtuar nga tempulli ku ai jetonte dhe vepronte, pasi kamerat e sigurisë e kanë filmuar duke vjedhur brekët e femrave që po thaheshin në litar.
Në videon e filmuar gjatë të hënës, ky budist me kokë të rruar shihet duke vjedhur brekët e femrave në Suphaburi të Tajlandës, transmeton Telegrafi.
Theeraphap Worradilok, 49-vjeç, kishte arritur t’i merr 6 palë brekë të femrave të cilat i futi në çantë dhe u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte bërë asgjë të keqe.
Dhe kur pronari i shtëpisë Kittisak Khajornnetikhun, 40-vjeç, e zbuloi se po mungonin brekët e gruas dhe vajzës së tij, vendosi t’i kontrolloj kamerat e sigurisë nga të cilat e kuptoi se ato ua kishte vjedhur një murg që njihen si njerëz që luftojnë të keqen.
Ai menjëherë i telefonoi policisë të cilët konfirmuan se kanë filluar hetimet, ndërsa tempulli ku ai jetonte dhe vepronte ka vendosur ta përjashtojë për veprimin e tij të pamatur.
Kittisak që merret me shitblerje të arit ka deklaruar se të brendshmet e vjedhura nuk kanë ndonjë vlerë të madhe, por se me raportimin e rastit në polici ka dashur të paralajmëroj gratë tjerë për këtë murg. /Telegrafi/