Site icon Telegrafi

Murgeshat shitën pullën e rrallë postare dhe fituan 262 mijë dollarë

Pullën e bleu koleksionuesi Doug Walton familja e të cilit është pronare e një zinxhiri të dyqaneve të specializuara për pullat postare të sportit.

“Kjo pullë është Mona Lisa ndërmjet pullave postare të bejsbollit. E kam kërkuar për ta blerë një kohë të gjatë”, tha Walton për CNN.

Koleksionuesi beson se ekzistojnë vetëm 50 deri në 60 pulla postare me fotografinë e Wagnerit.

Murgeshat katolike morën në posedim pullën pasi vëllai i njërës prej motrave kishte vdekur dhe ia kishte lënë trashëgim motrës edhe pullën me bejsbollistin.

Murgeshat do t’i përdorin këto para për bamirësi. /Telegrafi/

Exit mobile version