Telegrafi

Murgeshat me performancë “Rock and Roll”, ajo pritet të shijohet edhe nga Papa (Foto)

Me miliona shikime në YouTube dhe hite në Spotify dhe iTunes, një grup i të rejave rokere do të luajnë një nga koncertet e tyre më të mëdha javën e ardhshme në Panama – dhe mijëra katolikë, përfshirë edhe vetë Papa, do ta shijojnë atë.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo mund të jetë “rok and roll”, por ato thonë se këngët e tyre nuk flasin për seksin dhe drogën.

Ato luajnë një rock melodik të bazuar në zakonet e tyre tradicionale.

“Jemi motra të reja”, thotë kitaristja 37-vjeçare, motra Ivonne e grupit, i cili përfshin anëtarë nga Kili, Japonia, Ekuadori, Kina dhe Kosta Rika.

“Kjo është një formë tjetër e sjelljes së mesazhit tonë ungjillor, duke treguar fuqinë tonë – domethënë, është edhe muzika që na pëlqen, tregon shumë për atë se kush jemi”.

Të njohur si “Siervas”, grupi luan këngë tërheqëse të krishtera që tingëllojnë të padallueshme nga ato të rokut të zakonshëm – por pamja është shumë e ndryshme. /Telegrafi/