Site icon Telegrafi

Murgesha ngrit padi për fotot lakuriqe në Facebook

Gruaja 31-vjeçare e cila jeton në Turin ka thënë se është shkatërruar tërësisht kur i ka parë fotografitë, të cilat ishin bërë në verën e vitit 2006 gjatë një pushimi në Sicili, në rrjetin e popullarizuar për shoqërim online.

Burri i cili ka thënë se ka dashur ta ndalojë atë të mos bëhet murgeshë ka refuzuar të largojë fotografitë përkundër kërkesës së saj.

Tani, avokatja e angazhuar Anna Orecchioni ka ndërmarrë veprime dhe ka thënë: "Klientja ime nuk do para, ajo vetëm dëshiron që ai ta respektojë vendimin e saj për t’u bërë murgeshë".

Në ndërkohë, një numër i madh i italianëve janë qasur në rrjet për të parë fotografitë dhe kanë lënë komente si, “po që se të gjitha murgeshat janë si kjo, unë dua të bëhem prift" dhe të ngjashme duke mos respektuar privacinë e murgeshës.

Exit mobile version