Çifti Fjolla dhe Xumi kanë rrëmbyer kupën e natës së pestë të superspektaklit “Dance With Me”, që vjen për publikun vetëm në ekranin e Televizionit Klan.
Ashtu si netët paraardhëse edhe nata e sotme erdhi me plot emocion, ritëm, profesionalizëm, por edhe debat.
Bora dhe Albani kanë qenë çifti i parë i cili ka çelur mbrëmjen në “Dance With Me” duke përcjellë mjaft atmosferë për publikun në sallë, por edhe për teleshikuesit.
“Murgeshat gazmore” i kanë dhënë ritëm mbrëmjes duke performuar nën një kolazh këngësh, ku u shoqëruan me duartrokitjet dhe brohorimat e publikut. Çifti që e solli këtë atmosferë ishte Xumi dhe Fjolla, të cilët morën edhe fronin e mbretit pas kësaj performance mjaft të pëlqyer, duke e ruajtur atë deri në fund të spektaklit, ku u shpallën fitues.