Site icon Telegrafi

Me mure të larta, mes një kodre dhe palestër brenda, inaugurohet burgu i grave në Pogradec

Pas mbylljes së burgut të grave “Ali Demi”, është inauguruar ditën e sotme burgu i grave në Pogradec.

I pranishëm ka qenë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, si edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe ai i Holandës.

“Është një lajm i mirë që të gjithë së bashku kemi arritur të bëjmë një punë të mirë, që gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin të kenë një trajtim dinjitoz, siç është paraparë në ligj, por edhe nga të gjitha standardet evropiane të trajtimit të paraburgosurve dhe të dënuarve. Që në fillim kur mora detyrën e Ministrit të Drejtësisë, i kam shtruar vetes një pyetje: cilat do të jenë objektivat e mia në raport me sistemin penitenciar? Mbyllja e burgut të Zaharisë, mbyllja e burgut të Ali Demit dhe burgu i hapur ishin disa nga punët me prioritet, të cilat sot janë realizuar me sukses. Një falënderim për bashkëpunimin e të gjithë partnerëve tanë për gjithë mbështetjen e pakursyer,” vijoi Manja.Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vëmendjen që qeveria Rama i ka kushtuar sistemit penitenciar dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim të palëkundur për reformimin e sistemit sipas standardeve më të mira evropiane,” tha Ministri Manja.

Gjatë vizitës, të ftuarit patën mundësinë të inspektojnë workshop-et e ndryshme brenda burgut, ku zhvillohen aktivitete edukative dhe profesionale për të dënuarit.

Gjithashtu, gjatë ceremonisë u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Drejtorisë së Burgjeve dhe Ambasadës Angleze për përmirësimin e Burgut të Fushë Krujës.

Exit mobile version