Site icon Telegrafi

Mure të lara në flori, 58 dhoma gjumi e 33 tualete: Brenda vilës luksoze të Donald Trumpit (Foto)

Presidenti amerikan Donald Trump posedon një vilë luksoze në Florida në të cilën i pëlqen të kalojë pushimet dimërore.

Trump kishte shpenzuar miliona dollarë në renovimin e vilës Mar-a-Lago, dhe në klubin privat të golfit në Palm Beach, Florida, transmeton Telegrafi.

Ai e kishte blerë këtë vilë në vitin 1985 për 8 milionë dollarë së bashku me orenditë e saj antike, të cilën në vitin 1995 e shndërroi në një klub dhe plazh privat të cilën mund ta vizitojnë vetëm anëtarët.

Pjesa e jashtme e kësaj vile luksoze është projektuar në stilin spanjoll, derisa ajo e brendshme është e frymëzuar nga monarku francez Louis XIV nga shekulli i 17-të që është e lartë në flori dhe kristale, duke përfshirë edhe çezmat dhe mbajtëset e dyerve.

Trump e ka dekoruar atë me materiale të kushtueshme duke i zhytur shumë pjesë të saj në ari të kromuar që kapin vlerën e 80 mijë funteve.

Ai gjithashtu ka investuar në sallën gjigante të ballos që shtrihet në 20 mijë metra katrorë, ku edhe ka angazhuar artistët më të njohur botëror për ta zbukuruar me vizatime të ndryshme.

Të gjitha dhomat janë të mbuluara nga gjethet e arta që kapin vlerën e 5 milionë funteve.

Ndërkaq dhoma e ngrënies është dizajnuar në stilin Palazzo Chigi që gjendet në Romë, e cila ka tavolinën e dekoruar me stoli të ndryshme dhe që është e dedikuar për 34 persona.

Vila e ndërtuar në vitin 1927, fillimisht kishte 58 dhoma gjumi dhe 33 tualete.

Ndërkaq në oborrin e saj janë të ndërtuara gjashtë fusha tenisi, fusha e golfit, palestra për fitnes dhe një pishinë gjigante. /Telegrafi/

 

Exit mobile version