Site icon Telegrafi

Murati: Westerwelle, udhërrëfyes për ndërtimin e së ardhmes sonë

Me rastin e vdekjes së ish-Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle, kryetari i Lëvizjes për Bashkim , Valon Murati, i dërgoi letër ngushëllimi ambasadores së Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets.

Në këtë letër, në emër të Lëvizjes për Bashkim, Murati shprehu ngushëllimet e tij për Qeverinë e Gjermanisë dhe familjen Westerwelle, si dhe shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë nga ai për forcimin e lidhjeve në mes popujve tonë.

“Vizioni për Gjermaninë, për të cilin z. Westerwelle punonte, është udhërrëfyes për ndërtimin e së ardhmes sonë”, tha kryetari Murati në përfundim të letrës. /Telegrafi/

Me rastin e vdekjes së ish-Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle, kryetari i Lëvizjes për…

Posted by Lëvizja për Bashkim on Friday, March 18, 2016

Exit mobile version