Site icon Telegrafi

Murati: Vendi ka nevojë për një politikë krejt ndryshe

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka ftuar qytetarët që t’i bashkëngjiten projektit politik të Lëvizjes për Bashkim që sipas tij është shpresë për vendin, shpresë për zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe, si dhe e vetmja për shpresë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në këtë adresim, Murati thekson se LB-ja deri më sot ka arritur që të dëshmojë se është subjekt politik serioz dhe parimor, se është subjekt politik që prodhon rezultate konkrete në punë dhe, që është subjekt i cili në themel të vlerave të saj ka etikën e punës.

“Përveç politikës së dështuar të pozitës, problem tjetër i madh për Kosovën është mungesa e një opozite të mirëfilltë. Opozitarizmi i deritashëm ka prodhuar vetëm kundërshtime, por jo edhe zgjidhje alternative për probleme të caktuara.  Prandaj, vendi ka nevojë për një politikë krejt ndryshe.  Ky vend ka nevojë për Lëvizjen për Bashkim, si e vetmja shpresë për të ardhmen e tij”, tha Murati. /Telegrafi/

Exit mobile version