Telegrafi

Murati i tronditur me lajmin e vrasjes së tre të rinjve shqiptarë në Munih

Ministri i Diasporës Valon Murati e ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në Mynih ku në mesin e të vrarëve mbetën edhe tre kosovarë.

Reagimi i plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Jam thellë i tronditur me lajmin e vdekjes së dhjetra personave në Mynih të Gjermanisë në mesin e të cilëve edhe të tre të rinjve shqiptarë, gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist që la të vrarë e të plagosur dhjetëra persona.

Sot, terrori nuk ka emër. Këta vrasës janë duke u munduar që të terrorizojnë qytetarët anëkënd botës. Andaj të gjithë duhet të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave të larta njerëzore si demokracia, barazia dhe liria.

Mbrëmë, pas Nicës, Stambollit, Parisit e Brukselit u sulmua Mynihu. Mbrëmë, vdekjen gjetën edhe tre bashkatdhetarë tanë të rinjë, që ne i prisnim me shumë gëzim e dashuri të vinin në atdhe.

Mendimet tona janë tek familjet e

viktimave, gjithë bashkatdhetarët tanë dhe populli gjerman. Sot, ne të gjithë bashkëndjejmë me viktimat.

Diamant, Sabina, Armela ju gjithmonë do të jeni në mendjet dhe zemrat tona!

Sot, ne të gjithë jemi Mynih!