Site icon Telegrafi

Murati: Rritja ekonomike prej 5.62 për qind demanton zërat që e lidhnin liberalizimin e vizave me skenare apokaliptike në fillim të vitit  

Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Herkuran Murati ka thënë sot se rritje ekonomike në tremujorin e parë 2024 ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin 5.62 për qind, që është dukshëm më lartë se tremujori paraprak që ishte 3.96.

Ai në një postim në Facebook shkruan se pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale, dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar.

Lexoni të plotë postimin:

Sipas ASK-së, rritja ekonomike në TM1 2024 ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin   5.62%, që është dukshëm më lartë se tremujori paraprak që ishte 3.96%.

Pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale, dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar.

Kjo demanton të gjithë zërat skeptikë dhe prognozat e zymta që me çdo kusht mundoheshin ta lidhnin liberalizimin e vizave me skenare apokaliptike në fillim të vitit.

Siç edhe po shihet, liberalizimi i vizave është prej gjërave më të mira që ka ndodhur së fundmi për ekonominë e vendit.

Sepse përveç lehtësimit të udhëtimit për të vizituar familjarët në mërgatë, tani edhe bizneset e ndërmarrësit e kanë shumë më të lehtë të gjejnë tregje të reja e të rrisin aktivitetin biznesor. 

Në një nga udhëtimet që kisha së fundmi, kisha rastin të takoj dy të rinj që punonin në fushën e marketingut dhe dizajnit digjital, të cilët po ktheheshin nga një takim që kishin pasur me një klient në Valencia të Spanjës. Diçka vështirë e imagjinueshme para se të hiqeshin vizat. /Telegrafi/

Exit mobile version