Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka vlerësuar se zgjidhja më e mirë e problemit mes Kosovës dhe Serbisë është ridefinimi i kufijve bazuar në vullnetin e popujve.
Ai ka thënë se ky variant do ta mbyllte konfliktin, do ta hapte rrugën për pajtimin e popujve si dhe do të krijonte parakushte që Kosova të bëhet shtet funksional.
Murati në një intervistë për “Epokën e re”, tha se partitë politike duhet të ndërtojë një platformë të bisedimeve me Serbinë dhe në qendër të tyre të vendosin reciprocitetin, që nënkupton që të njëjtat të drejta që gëzojnë serbët në tri komunat veriore, po ato tu garantohen edhe shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim ka folur edhe për qeverisjen në vend, për të cilën ka thënë se më shumë ka karakter anarkik, sesa një qeverisje normale.