Site icon Telegrafi

Murati: Numër rekord i bizneseve të hapura në tremujorin e parë 2023

Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se në tre muajt e parë të vitit 2023 është numër rekord i bizneseve që janë hapur.

Murati ka potencuar se ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale.

“Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086  biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lajmi tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit janë hapur 353 biznese të reja, gjë që e bën sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë”, ka deklaruar ai.

Më tej ministri ka treguar se Prishtina prin me numrin e bizneseve të hapura në tre mujorin e parë të këtij viti.

“Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version