Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Përkrahje këtij projektligji i dhanë deputetët nga radhët e pozitës dhe opozitës.
Duke arsyetuar Projektligjin, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati bëri të ditur se regjistrimi i popullsisë do të bëhet gjatë vitit 2022, transmeton KP.
Kosto financiare e këtij projektligji u tha se është 10 milionë euro.
“Regjistrimi i planifikuar të mbahet vitin e kaluar është shtyrë për shkak të zhvillimeve të pandemisë COVID-19 dhe zgjedhjeve komunale që janë mbajtur në tetor të vitit të kaluar. Afati i ri për regjistrimin e popullsisë është përcaktuar të jetë në vitin 2022”, tha ai. /Telegrafi/