Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se çmimi i grurit e vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë.
Përmes një postimi në Facebook, Murati, ka sqaruar se e njëjta situatë është edhe me çmimet që shohim të deklaruara në Doganë.
Mirëpo sipas tij qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese. /Telegrafi/