Site icon Telegrafi

Murati: Po rritet demokracia në vend

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se niveli i demokracisë në vend është duke shënuar rritje, duke marrë shembull rritjen e transparencës nga Kuvendi i Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Raporti tregon se situata ka shënuar progres. Realisht nëse mirret progresi në vitet e kaluara, por edhe nëse e marrim progresin tani në Kuvendin e Kosovës, shohim se është institucioni më i hapur për qytetarët e shoqërisë civile. Është investuar shumë dhe është arritur rezultat i suksesshëm. I gjithë qëllimi i forumit, është që Parlamenti të bëhet sa më i hapur dhe sa më transparent. Pikërisht sot ka arritur edhe të publikohet rezultati”.

Ai ka deklaruar se megjithë rastet kur ka pasur raste kur kuvendi ka vuajtur nga simptoma të mungesës së demokracisë, si hedhja e gazit lotsjellës dhe sjelljet tjera joparlamnetare.

“Kuvendi i Kosovës, i publikon të gjitha transkritpat, ajo cfarë është më e rëndësishmja del të jetë se Kuvendi publikon edhe Kuvendi sipas të gjitha raporteve, mund të konsiderohet storie e suksesit. Zinxhiri duhet të funksionojë që Qeveria të raportojë Kuvendin, e Kuvendi qytetarëve. KDI cdoherë ka reaguar për jo veprimet joparlamentare që kemi pasur në Kuvend duke parë gazin lotsjellës dhe gjuhën jo parlamentare. Kemi parë prej dy taboreve gjuhë që nuk i takon sallës së parlamentit”.

Exit mobile version