Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nuk është kompetencë e ministrisë që t’i falë gjobat bizneseve të prekura nga pandemia.
Murati para deputetëve të Kuvendit tha se nuk e kupton pse është thirrur interpelanca kur nuk është në kompetencë e tij.
“Është hera e parë që nuk e kanë të qartë se pse po thirrin interpelancë. Bizneset për shlyerjen e borxheve të ATK-së, është vendimi. Çështja tjetër është gjobat e shqiptuara nga inspektorati e nuk kanë të bëjnë me Ministrinë e Financave. Nuk është kompetencë e MF-së e as Qeverisë të falin këto gjoba. Çështja se a duhet të falen borxhet në ATK, e jap qëndrimin tim”, tha ai.
Murati ka thënë se nuk mund të falen borxhet e ndëshkimet.
“Borxhet nuk mund t’i falim… Me falje të borxheve e ndëshkimeve nuk mbahet shteti, shteti mbahet me tatim, prej tatimpaguesve që paguajnë me rregull….”, ka thënë ndër të tjera, Murati.