int(1) Murati mbështet bashkëpunimin mes diasporës dhe BSPK-së - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Murati mbështet bashkëpunimin mes diasporës dhe BSPK-së

Ministri i Diasporës, Valon Murati, priti një delegacion të BSPK-së, i prirë nga kryetari i saj, HaxhiArifi, dhe sekretari nacional për migracion në sindikatën e Zvicrës “Unia”, Osman Osmani.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Diasporës, BSPK-së dhe sindikatës “Unia”.

Me theks të veçantë u bisedua për mundësitë që potencialet profesionale të anëtarëve shqiptarë të sindikatave zvicerane, që janë rreth 20.000, të shfrytëzohen për fuqizimin e organizimit sindikal në Kosovë.

Ministri Murati shprehu vullnetin që të jetë pjesë e projekteve konkrete të këtij bashkëpunimi, në funksion të kapitalizimit të potencialeve të diasporës sonë,në rrafshin e ngritjes së nivelit të organizimit sindikal, si pjesë e rëndësishme e avancimit të të drejtave socio-ekonomike në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version