Vazhdimi i seancave të Kuvendit të Kosovës ende po kushtëzohet me problemin e bërjes së kuorumit.
Analisti Artan Murati përmes profilit të tij në Facebook ka theksuar se kryefjala e vazhdimit të seancës të së premtes janë mëditjet, derisa sipas tij, efikasiteti i tyre është minimal.
“Vazhdon avazi i vjetër. Salla e Kuvendit pothuajse e zbrazët. Dy Grupe Parlamentare opozitare nuk janë fare në Kuvend: LDK e lëshoj, e PSD as që erdhi fare. Deputetët e mazhorancës tu mbajtë fjalime kush po e bllokon Kuvendin. Kryefjalë: mëditjet. Efikasiteti: minimal”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur vazhdimin e seancës së kaluar me pikat e mbetura të rendit të ditës. /Telegrafi/