Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë një deklaratë ku ka kritikuar partitë opozitare.
Murati thotë se derisa Ramush Haradinaj ishte kryeministër e Bedri Hamza ministër i Financave, pagat për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar ishin rritur 100%, ndërsa rritja për shërbyesit publikë ishte vetëm 4%.
“Kur jemi te pagat, a e dini se sa janë rritur pagat në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, dhe Ministër i Financave ishte Bedri Hamza? Me datë 20 dhjetor 2017:Rritje e pagave për 100%, për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor. Më datë 12 janar 2018: Rritje e pagave për 4%, për shërbyesit publikë”, theksoi ai.
Tutje, Murati ka shkruar se “premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë”./Telegrafi/