Site icon Telegrafi

Murati: Kur dal me një propozim që të zbritet një barrë tatimore ju thonë nuk ka logjikë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se shumë shpejt do ta sjellin në Kuvend plotësim-ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë që mundëson faljen deri në 100 euro për secilin tatimpagues.

“Shumë shpejt si ministri e Financave do ta sjellim projektligjin që synon përmirësimin e situatës për vitet e ardhshme të ndryshohet ligji ekzistues ndërsa për vitin aktual pra të mundësojë lehtësimin e barrës për qytetarët këtë e kemi thënë dhe nuk e kuptoj se pse është e nevojshme të ketë rezolutë kur si qeveri kemi dhënë zotimin tonë sa i përket kësaj teme”, tha ai.

E disa konstatime të deputetëve opozitar, ministri Murati i quajti të pavërteta.

Sipas tij e pavërteta e parë është se qeveria ka marr vendim të rritet tatimi në prona në vazhdimësi është proklamuar kjo gjë.

Ai tha se nuk ka vendim të qeverisë për këtë çështje, por është ligji i vitit 2018.

“Nuk ka vendim të qeverisë por është ligji i vitit 2018 që ka votuar legjislatura e asaj kohe e madje është një ligj që është hartuar në qeverisje LDK-PDK”, tha ai.

Murati tha se kur ai del me propozim të falje prej 100 euro për tatimpaguesit kjo nga opozita konsiderohet se nuk ka logjik.

“e pavërteta e tretë është pra pretendimi se ju keni hallin e qytetarëve kur është çështja për të ulur akcizën e naftës që të rritet marzha e fitimit për naftëtarë ju thoni se keni hallin e qytetarëve kur unë dal me një propozim parimisht të njëjtë që të zbritet një barrë tatimore për qytetarin dhe nuk ka përfitues, përfitues i vetëm është qytetari ju thoni se jo nuk është logjik falja apo zbritja e tatimit se kjo na qon në situata tjera, kur në fakt është po kjo opozitë që ka ardhur në vazhdimësi me propozime për të fal për të ul tatime apo për të fal borxhe të pandemisë“, tha ai.

Lexo po ashtu LDK përmes rezolutës kërkon që Ministria e Financave ta pezullojë rivlerësimin e pronave

Sipas tij fajin për mosinformim me kohë të qytetarëve e kanë komunat.

“Krejt çka ke ishte se informimi nuk është bërë me kohë, po pse nuk e kanë bërë komunat informimin me kohë megjithatë edhe se paskan bë informimin nuk qenkan të përgatitura qenka barrë e rënduar për qytetarët ne si MF si qeveri po ofrojmë mundësinë që përmes një ligji të ri të mundësojnë zbritjen e faturës tatimore për 100 euro e para për secilin tatimpagues dhe kjo efektivisht i mbulon 85% të tatimpaguesve të cilët nuk do të paguanin fare asgjë“, theksoi Murati.

E kërkesën e LDK që të pezullohet rivlerësimi i pronave nga ministri i Financave po konsideron si kërkesë nga e cila nuk përfitojnë shumica e qytetarëve.

E nga propozimi i tij për falje të 100 eurove sipas tij përfitojnë 95% e qytetarëve.

“Alternativa jonë është që çka ofron është që të për vitin aktual të lehtësohet barra për qytetarët ashtu siç po kërkohet ndërsa për vitin tjetër dhe ato pasuese të kemi ndryshim plotësimin e ligjit që skema të bëhet progresive”…Çka po kërkohet që të anulohet rivlerësimi nuk është se përfitojnë shumica e qytetarëve , sepse prapë shumica do të paguajnë tatim me propozimin në rezolutë…Propozimi jonë është që 95% e qytetarëve të paguajnë 100 euro ose më pak ose fare “, tha ai.

Exit mobile version