Site icon Telegrafi

Murati kritikon Gjykatën Kushtetuese: Ligji për Pagën Minimale nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë

Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për mos publikim të Aktgjykimit për Ligjin për Pagën Minimale.

Murati thotë se vendimi është marrë nga Gjykata para një muaji, por ende nuk ka publikuar vendimin, transmeton Telegrafi.

“Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën”, thotë ai.

Tutje, ai ka shtuar se “janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre”.

“Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë”, vijon reagimi i tij./Telegrafi/

Exit mobile version