Site icon Telegrafi

Murati: Korrigjimi i kufirit, opsioni më i mirë

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, tha se Serbia do vazhdojë ta pengojë Kosovën në të gjitha fushat.

Ai tha se Kosova e ka marrë një obligim për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Çfarëdo që të jetë Asosacioni e dëmtoi Kosovën”, tha ai në RTK.

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, vlerësoi se më e mirë do të ishte që Kosova e Serbia të përcaktojnë kufirin.

“Ne si Lëvizje e mbështesim këtë opsion”, tha ai.

Sipas tij, nga Uashingtoni Kosova ka dalë fituese në njohjen që ka marrë nga Izraeli dhe kjo është shumë me rëndësi për Kosovën.

Exit mobile version