Site icon Telegrafi

Murati: Jemi për ridefinim të kufijve me Serbinë, jo për shkëmbim territoresh (Video)

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se marrëveshjet Kosovë – Shqipëri hapin një derë të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik.

Murati, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara sot mes Kosovës dhe Shqipërisë lehtësojnë jetën e qytetarëve të dy vendeve.

“Ishte e rëndësishme marrëveshja e raoamingut, sepse na ndihmon të gjithë neve që shkojmë për pushime në Shqipëri. Edhe marrëveshja për patentë shoferët është e rëndësishme për qytetarët e dyja vendeve”, tha Murati.

Duke folur për debatet e fundit për kufirin Kosovës- Serbi, kryetari i Lëvizjes për Bashkim ka thënë se qëndrimi i Ramës ka qenë parimor.

“Shqipëria e ka pasur një qëndrim konsekuent që herët, duke përkrahur Kosovën në qëndrimet e saja”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Murati thotë se është problem mos uniteti i institucioneve tona në Kosovë, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me kufirin Kosovë- Shqipëri.

Lëvizja për Bashkim, thotë i pari i saj, është për një ridefinim të kufijve, por jo për shkëmbim territoresh.

“Ne jemi për ridefinin, sepse shkëmbimi ka të bëj më shumë me strategji me gjeografi. Neve na interesojnë njerëzit. Ne kemi një parim. Atje ku serbët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi me Serbinë dhe aty ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi me Kosovën, të pyetën se me cilat pjesë dëshirojnë të jetojnë”, tha Murati./Telegrafi/

Exit mobile version