Artan Murati, përfaqësues i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka demantuar deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj i cili tha se një praktikë e tillë e cila po ndodh me deputetin Etem Arifi ka ndodhur edhe në legjislaturat e kaluara.
Murati ka thënë se deri më tash janë vetëm tri raste kur deputetët janë dënuar për vepra penale dhe dy prej tyre janë dorëhequr me automatizëm, kurse në një rast, kryetari i Kuvendit i ka kërkuar presidentit të bëjë zëvendësimin e deputetit.
“U përmend se kanë ekzistuar dy rate të ngjashme, por kjo nuk qëndron sepse deri më tash kanë qenë tre deputet që kanë qenë të dënuar për vepër penale, e dy prej tyre janë dorëhequr me automatizëm.
Në rastin tjetër me praktikat e mëhershme ka vetëm një rast, rasti i deputetit Rrustem Mustafa ku KGJK në legjislaturën e pestë ka njoftuar Kryetarin e Kuvendit me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, dhe pastaj kryetari i Kuvendit nga kërkuar nga Presidenti që të bëjë zëvendësimin e deputetit”, tha Murati.
Tutje, ai ka thënë se kryetarja e Kuvendit nuk ka mundur të reagojë më herët, pasi nuk ka pasur informacione të sakta. /Telegrafi/