Telegrafi

Murati flet për rekord historik: Financat publike janë kthyer në binarë, thesi i shqyer është qepur

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është lavdëruar me menaxhimin e financave publike gjatë vitit 2022.

Murati përmes një njoftimi në Facebook thotë se deficiti buxhetor është zvogëluar në rekord historik.

“Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur”, ka shkruar Murati.

Ai përmes një grafikoni të ka bërë të ditur se deficiti buxhetor është zvogëluar në vetëm -46.1 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

“Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”, ka shkruar tutje Ministri i Financave./Telegrafi/