Telegrafi

Murati: E refuzuam një Ministri e dy zëvendësministra (Video)

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se ndikimi i Listës Serbe ka bërë që ata të largohen nga koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN).

Murati thotë se ata kanë qenë pro një qeverie teknike ose gjithëpërfshirëse me mandat një ose dyvjeçar, por shton se për version të tillë nuk kanë qenë në pajtim subjektet tjera politike.

Kreu i LB-së tha se kanë refuzuar një Ministri e dy poste të zëvendësministrave. Ai madje thotë se kësaj radhe do të duhej të qeveriste Vetëvendosje, për të marrë përgjegjësinë ndaj shumë çështjeve të cilat i ka kundërshtuar.

Murati, që është ministër i Diasporës në detyrë, tha se diaspora e Kosovës në vit lë rreth 1.5 miliard euro. Ai tha se kanë punuar që diaspora mjetet financiare t’i drejtojë më shumë në investime. /RTV D/Telegrafi/