Site icon Telegrafi

Murati: Demarkacioni të shkojë në Kuvend

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka vlerësuar se e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemit të demarkacionit është të dërgohet sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës ose siç thotë ai marrëveshja të ratifikohet ose rrëzohet.

“E vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemit të demarkacionit është të dërgohet sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës. Aty, ose marrëveshja ratifikohet (gjë që është e pamundur në këtë konstalacion politik) ose rrëzohet, që është opcion real”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Sipas Muratit vetëm pas këtij hapi, krijohet kontest i ri juridik me Malin e Zi dhe mund të fillohet të negociohet me të dërgimi i demarkacionit në arbitrazh ndërkombëtar i cili e konsideron si një mundësi reale, ose që është më pak e besueshme edhe të bëhet përpjekje të rinegociohet marrëveshja.

“Është e natyrshme se në këtë fazë Mali i Zi nuk pranon asnjë nga këto hapa, sepse nuk ka kontest juridik, ndërsa në anën tjetër ai e ka raitifkuar në parlamentin e vet. Pra kontesti i ri krijohet vetëm me veprimet tona politike e jo me rezultatet e reja të komisionit të ri”, tha ai.

Exit mobile version