Site icon Telegrafi

Murati: Çmimet u ulën, bizneset dhe ekonomia e Kosovës po rriten

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ekonomia ka vazhduar rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024.

“Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai thotë se ka filluar ulja e çmimeve derisa bizneset dhe ekonomia po rriten.

“Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë”, ka vijuar tutje Ministri i Financave.

“Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë”, ka shkruar Murati./Telegrafi/

Exit mobile version